Policia në Ferizaj arreston 43 vjeçarin, ishte në kërkim për organizim të bixhozit

Sot, në ora 09:00 në Ferizaj, policët kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës M.TH (M/K) i moshës 43 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, me dënim burgimi prej 90 ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës” thuhet në njoftimin e Policisë.