75 Mall Live Search
12:22 / E Mërkurë, 19 Maj 2021 / OSH

Policia në Ferizaj arreston dy persona/Po bartnin me traktor dru të prerë ilegalisht

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar së zbatuari planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2021”,lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportit ilegal të drunjtëve .

Në kuadër të këtij aksioni, policia mbrëmë në fshatin Pleshinë e Epërme të Ferizajt, ka hasur në dy persona të dyshuar, me dy traktor të ngarkuar me drunjtë.

Të njëjtit, policia i ka shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të PTH-Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë .

Policia, vetëm nga data 26 prill – 18 maj 2021, ka realizuar këto aktivitete në rajonin e Ferizajt.

  • Pika kontrolli – 363
  • Persona të legjitimuar – 193
  • Mjete të kontrolluara të transportit të drunjtëve – 76
  • Raste penale të iniciuara -5
  • Persona të arrestuar -3
  • Mjete të sekuestruara për transportin e drunjtëve – 6

dhe ka konfiskuar sasi të konsiderueshme e drunjtëve.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe transportit ilegal të drunjtëve.