75 Mall Live Search
09:23 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

Policia në Ferizaj arreston dy persona të kërkuar nga Gjykata, inicialet e tyre

Stacioni policor në Ferizaj, në bazë të disa informacioneve të pranuara , ka arritur të arrestojë dy persona nga Ferizaj , në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore të Prizrenit, me dënim burgimi, me nga 7 muaj :

  • F.H ( M/SH/K), 27 vjeçar dhe
  • A.H ( M/SH/K) 33 vjeçar
  • Që të dy ishin të kërkuar për të njejtën vepër penale, në bashkëkryerje ’’Lëndim i lehtë trupor”’ .
  • Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit.
  • Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.