18:39 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / OSH

Policia në Ferizaj, arreston një person që po e kërkonte për vuajtje të dënimit

Stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , në bazë të një informacioni të pranuar ka arritur që, sot të arrestojë një person nga Kaçaniku, me inicialet S.S (M/K) , 33 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti, për veprat penale: ‘’Falsifikimi i parasë’’ dhe ‘’Blereje, posedim,shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’’

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.