75 Mall Live Search
09:27 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / S Z

Policia në Ferizaj gjen dhe konfiskon kanabis të mbjellë në vazo

Policia në Ferizaj ka gjetur një vazo me kanabis të mbjellë. Në raportin 24- orësh të policisë thuhet se janë konfiskuar 11 bimë të llojit kanabis sativa.

“KULTIVIM I BIMËS SË HASHASHIT, SHKURRES OSE BIMËVE TË KANABISIT -Ferizaj / 28.09.2025 – 13:40. Raportohet se janë gjetur të mbjella në një vazo disa bimë të substances se dyshuar narkotike te llojit kanabis sativa. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore me ç’rast janë konfiskuar 11 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa me gjatësi prej 0.50 deri 0.70 cm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në njoftim.