75 Mall Live Search
15:02 / E Diele, 29 Qershor 2025 / MSH

Policia në Ferizaj i shqipton gjobë të trefishtë shoferit që shkeli rregullat e komunikacionit

Sot rreth orës 08:56, njësia e trafikut rrugor gjatë realizimit të kontrollit me radar në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ka evidentuar një automjet BMW me targa vendore që po lëvizte me shpejtësi prej 104 km/h në një zonë ku kufizimi është 50 km/h.

Përveç shpejtësisë tej normave të lejuara, drejtuesi i automjetit nuk ka respektuar as shenjën “STOP” të policisë, duke mos ndaluar fare në vendin e kontrollit dhe duke zhvilluar shpejtësi të rrezikshme (rrëshqitje të gomave).

“Policia ka arritur që përmes targa të identifkojë shoferin, të cilin më pas e ka ftuar në stacionin e policisë në Ferizaj. Bëhet fjalë për personin L.K., 25 vjeç” thuhet në njoftimin e policisë.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj bëhet e ditur se ndaj perosnit në fjalë janë shqiptuar tri gjoba:

Për mosrespektim të shenjës “STOP” : 150 euro, 1 pikë negative.

Për tejkalim të shpejtësie: 300 euro, 2 pikë negative, dhe masë mbrojtëse (ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj);

Për zhvillim të shpejtësisë së rrezikshme: 150 euro dhe 1 pikë negative.

Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt njofton se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor.

“Apelojmë tek të gjithë shoferët që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor.

Njëkohësisht, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.
Për çdo kundërvajtje apo rrezik në komunikacion, qytetarët mund të njoftojnë stacionin më të afërt policor, të përdorin aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”, ose të telefonojnë në numrat kujdestarë” thuhet në njoftim.