75 Mall Live Search
12:14 / E Martë, 05 Nëntor 2024 / Z S

Policia në Ferizaj ndalon 4 persona, te njëri gjen karikator dhe një boks hekuri

Policët e stacionit të Ferizajt më 04.11.2024 rreth orës 19:20 në rrugën

“Zenel Hajdini” në Ferizaj kanë ndaluar katër persona dhe gjatë kontrollimit të tyre, te personi L.B ( M/K) i moshës 32-vjeçar kanë gjetur një karikator të pistoletës dhe një boks hekuri.

Nën autorizim të prokurorit të shtetit është bastisur shtëpia e tij, por se nuk është gjetur asgjë, mirëpo ai ndërkohë ka pranuar se armën e zjarrit e kishte te personi D.B ( M/K) i moshës 33-vjeçar, të cilën armë e kanë gjetur.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa si prova materiale janë sekuestruar arma e zjarrit dhe boksi i hekurit./Indeksonline/