Policia e Ferizajt nis implementimin e projektit: “Mos parko dhe mos ndalo kudo!”
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, përveç punëve të përditshme, do të realizojnë edhe projektin: “Mos parko dhe mos ndalo kudo!”, i cili projekt do të implementohet në komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpce dhe Hani i Elezit.
Ky projekt do të përmbushë detyrat e parapara lidhur me parandalimin e veprave të kundërvajtjeve në komunikacionin rrugor e me theks të veçantë ndaj parkimeve dhe ndaljeve pa leje.
Projekti do të implementohet në dy faza, ku në fazën e parë, 12-14 nëntor, parashihet informimi i qytetarëve, lidhur me këtë projekt, kurse prej 15 nëntorit do të fillojë implementimi i të njëjtit.
Gjatë kësaj periudhe do të patrullime me pjesëtarë të policisë në pikat më të frekuentuara në qytete, sidomos në udhëkryqe dhe rrethrrotullime, vende ku më së shumti nuk respektohen shenjat dhe rregullat e trafikut dhe vazhdohet me parkimet pa leje nëpër rrugë dhe trotuare dhe do të merren masat e parapara ligjore ndaj shkelësit e rregullave në trafik.
Këto ditë do të shpërndahen edhe fletushka për ngasësit e automjeteve dhe për qytetarët.
Policia u ka apeluar ngasësëve të automjeteve dhe të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes dhe të jenë partnerë për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.