17:42 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Policia në Ferizaj, pengon daljen e qytetarëve në parqe malore

Për parandalimin e përhapjes së virusit korona, në vendin tonë po merren një sërë masash.

Sot, përmes një postimi të bërë në Facebook, Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se polica po zbaton masat, për të penguar grumbullimin e qytetarëve në zona malore.

Ky është njoftimi:

Një bashkëpunim që mirëfunksionon. Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Ferizaj dhe Drejtoria Rajonale e Policisë po zbatojnë praktikisht masën mbrojtëse të qeverisë lokale, për të penguar/ndaluar grumbullimin e qytetarëve në parqe e zona malore. Për shëndetin e qytetarëve, çdo masë është lehtë e përballueshme, derisa virusi COVID-19, të ngadalësohet e asgjësohet plotësisht.

Kujdes PO, panik JO!