75 Mall Live Search
14:41 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / F.R

Policia në Ferizaj shton masat në komunikacionin rrugor

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia në Ferizaj ka shtuar prezencën në rrugë, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kësaj periudhe u shqiptuan 297 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe janë ndaluar tetë shoferë me shkelje të rënda, ndaj të cilëve është iniciuar masa mbrojtëse e heqjes së patentë-shoferit, si dhe janë konfiskuar disa motoçikleta për mungesë të dokumentacionit.

Bazuar në informacionet e policisë, në këtë 24-orësh janë raportuar gjithsej pesë aksidente trafiku, tri me pesë persona të lënduar, dhe dy me dëme materiale.

“Policia apelon tek të gjithë shoferët për kujdes të shtuar në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar shkeljet përmes numrit 192, stacionit më të afërt policor ose aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’”, thuhet tutje në njoftim.