Policia në Ferizaj shqipton mbi 1 mijë e 300 gjoba për një javë

Policia Rajonale në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saj në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Sipas policisë, janë angazhuar edhe policë civilë për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e komunikacionit rrugor.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia nga data 21-27.03.2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:
– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar- 512 gjoba
– Kyçja e parregullt në rrugën kryesore- 3 gjoba
– Drejtimi nën ndikimin e alkoolit- 14 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer- 35 gjoba
– Kalimi i afatatit të regjistrimit- 46 gjoba
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër- 27 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë- 163 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes- 98 gjoba
– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor- 458 gjoba
Heqje e patentë shoferit- 33 shoferëve
– Gjithsej: 1356 gjoba.
Ndërkaq janë raportuar 20 askidente në komunikacion: 12 me dëme materiale dhe 8 me lëndime trupore, për dallim me javën paraprake që ishin raportuar 23 aksidente: 16 me dëme materiale dhe 7 me lëndime trupore.
“Policia Rajonale në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor” thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.