75 Mall Live Search
09:41 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / Blerim

Policia në Gjilan ndihmon të rinjtë në pastrimin e oborrit të spitalit

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë nga Stacioni policor në Gjilan, i janë bashkuar grupit të të rinjve: “Vullnetarët gjilanas”, në pastrimin e oborrit të Spitalit Rajonal të Gjilanit.

Policia e Kosovës gjithmonë do tē jetē përkrah atyre që punojnë dhe veprojnë për të mirën e qytetarëve të vendit, e me kënaqësi edhe në aksione vullnetare në përkrahje të të rinjve me iniciativa të këtij lloji që kanë për qëllim ruajtjen e ambientit dhe shëndetit publik.