75 Mall Live Search
09:39 / E Premte, 06 Dhjetor 2024 / Z S

Policia në Gjilan shqiptoi mbi 900 gjoba trafiku brenda javës

Policia në Gjilan njofton se gjatë javës që lamë pas ka shqiptuar 959 gjoba.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë ndërmarr aktivitete edhe në:

Hetim i 5 aksidenteve të trafikut me dëme materiale

Hetim i 22 aksidenteve të trafikut me të lënduar

Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 23 ngasës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon te të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, vozitja në kushte moti me shi dhe mjegull kërkon kujdes të shtuar për të siguruar sigurinë tuaj dhe të tjerëve në rrugë./Indeksonline/