75 Mall Live Search
15:58 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Policia në Gjilan tregon si ndodhi aksidenti

Policia e Rajonit të Gjilanit ka dhënë informacione shtesë lidhur me aksidentin që ndodhi në orën 14:05 minuta në qendër të qytetit.

Sipas policisë nga hetimet e para dyshohet  se një kamion transportues për shkaqe teknike, vozitësi humbi kontrollin mbi mjetin transportues duke goditur disa vetura.

Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes thuhet se ka dhjetëra persona të lënduar të cilët janë bart në mënyrë urgjente në qendrën emergjente në Gjilan, raporton Indeksonline.

“Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve një person ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident. Policia e Kosovës e ka ndalë vozitësin e mjetit dhe bashkudhëtarin e tij që të dy shqiptar shtetas të Kosovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës, zjarrfikësit, Prokurori i shteti dhe shërbimet e komunës”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/