75 Mall Live Search
20:31 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Policia në kërkim të autorit të vrasjes në Gjakovë

Një vrasje pak më parë ka ndodhur në Gjakovë, përkatësisht fshatin Marmall.

Viktima që ka mbetur i vrarë nga arma e zjarrit është T.B i moshës 40 vjeçare, ndërsa i plagosuri është A.N, 56 vjeçar.

Policia ka arritur të identifikoj të dyshuarin që ka kryer vrasjen, i cili është ende në arrati.

Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Kris Gjoka për Indeksonline ka dhënë detaje lidhur me rastin. 

“Është ende herët për të ditur motivet e vrasjes. Por,  Policia është në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin. Hetimet ende janë në fazën e hershme dhe do të vazhdojnë deri në ndriçimin e plotë të rastit. Njësitet policore janë duke kryer procedurat e shikimit të vendit të ngjarjes dhe janë vënë në kërkim të të dyshuarit, ka thënë Gjoka.

I dyshuari që gjendet në arrati është A.GJ.

Sipas Policisë, i dyshuari edhe viktimat janë nga po i njëjti fshat.

Ndërsa, sipas Prokurorisë, kjo vrasje po dyshohet që ka ndodhur për shkak të çështjeve pronësore./Indeksonline/