75 Mall Live Search
00:00 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Policia në kërkim të personave që gjuajtën me armë zjarri në Pejë, gjendet vetura e tyre

Një incident me armë zjarri ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Pejë, ku ka mbetur i plagosur një person.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Policia e Kosovës tashmë ka gjetur veturën nga e cila është shtënë me armë zjarri.

Sipas të njëjtave burime, vetura është gjetur te shkolla Xhemajl Kada dhe ajo ishte e djegur.

Ndryshe, brenda në veturë së bashku me Besim Lajçin i cili mbeti i plagosur ishte edhe një person tjetër, mirëpo i njëjti ka shpëtuar pa lëndime trupore./Indeksonline/