75 Mall Live Search
16:45 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / F.R

Policia ne Leposaviq kap furgonin e Serbisë me rreth 3600 kg kafe të kontrabanduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra, ku me datën 05.12.2025 rreth orës 10:40 në fshatin Joshanicë-KK. Leposaviq, afër vijës kufitare me Serbinë, është ndaluar një furgon i dyshuar me targa të Serbisë.

Sipas njoftimit të policisë, në automjet janë gjetur të ngarkuara 62 copë thasë të mbushura me kafe, në sasi rreth 3600 kilogram, kjo sasi e mallit/kafes dyshohet të jenë kontrabanduar nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

“Lidhur me rastin, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është intervistuar një person i dyshuar i cili pas intervistimit është liruar, ndërsa automjeti dhe malli janë dërguar në terminalin doganor përkatës për trajtim të mëtutjeshëm nga njësitë e Policisë së Kosovës dhe Dogana e Kosovës”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/