75 Mall Live Search
11:06 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Policia: Në Lupç u lënduan katër persona

Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë për aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në Lupç.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë rajonale në Prishtinë ka thënë për Indeksonlinen se rreth orës 10:00 policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Podujevë.

“Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë marrë lëndime trupore. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Njësiti i trafikut rrugor është duke u marrë me rastin./Indeksonline/