09:06 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020

Policia meksikane gjen trupa të copëtuar të policëve, në qese të zeza

Policia në Meksikë ka gjetur kufomat e shtatë policëve lokalë, të cilët u rrëmbyen javën e kaluar në shtetin perëndimor të Jaliscos.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjymtyrët e policëve të zhdukur ishin hedhur në disa qese të zeza, që ishin mbushur brenda një minifurgoni, i cili u gjet i braktisur pranë një fushe të futbollit në qytetin Colima të Cedros.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Guvernatori i Colimas, Jose Ignacio Peralta, përmes llogarisë së tij në Facebook.

On Monday, authorities in Colima, Mexico, located the remains of seven of the 10 police officers who were kidnapped last Thursday in the nearby state of Jalisco. The other three cops along with two civilians turned up safely on Saturday night

“Agjentët e sigurisë ishin në territorin e shtetit të Jalisco, kur humbëm kontaktin me ta, dhe për këtë arsye u raportuan si të zhdukur”, tha zyra e prokurorit të shtetit.

Colima police officers were alerted of strong odors coming from a mini van (pictured) that was abandoned near a soccer field in the town of Cedros on Monday. On Tuesday, the governor of Colima confirmed that the body parts that were found inside the vehicle belonged to the seven cops who were abducted last Thursday

“Ndërsa hetimet nga autoritetet a lartëpërmendura vazhduan, një automojet ishte vendosur në zonën e përmendur që ndan të dy shtetet. Në të u gjetën trupat e pajetë të shtatë personave, tiparet fizike të të cilëve përkojnë me ato të policëve”, deklaruan ndër tjerash zyrtarët.

Two of the three unmarked police pickup trucks that were located in Colima on Monday following last Thursday's kidnapping of 10 cops, including seven who were murdered