75 Mall Live Search
09:41 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / KV

Policia në Mitrovicë konfiskoi tri armë zjarri

Në dy ditët e fundit, policia në Rajonin e Mitrovicës në dy raste të ndryshme ka konfiskuar tri armë zjarri.

Në rastin e parë në Mitrovicë, janë arrestuar dy të dyshuar m/k- të cilët për shkak të një mosmarrëveshje në lidhje me një parking janë zënë në mes veti ku njëri i dyshuar e ka kanosur tjetrin, nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me 21 fishek.

Pas intervistimit dy të dyshuarve me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat : Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armës “ dhe “ Sulm”.

Në rastin e dytë në Vushtrri , është arrestuar një i dyshuar m/k- ku pas kontrollit te detajuar në automjetin e tije janë dhe gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë pushkë automatike me 30 fishek, një pistoletë dhe një thikë. Pas intervsitimit , ndaj të dyshuarit është iniciuar rast: ,,Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armës “i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.