14:10 / E Premte, 28 Janar 2022 / k.v

Policia në Mitrovicë realizon urdhëresën të lëshuar nga Gjykata

Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor Jug Mitrovicë është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Sot me datë 28.01.2022, rreth orës 11:10, në rrugën “Vëllezërit Dragaj”, është ndaluar i dyshuari A.I., 53 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr. 1228/19, për veprën penale ,,Falsifikim i dokumenteve’’.

Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, pasi që dënimi me burg ka qenë i zëvendësuar me gjobë, pala ka paguar gjobën e përcaktuar me ligj.