Policia në Mitrovicën e jugut sekuestron një armë zjarri

Në orët e mbrëmjes së datës 31 mars 2024, në Stacionin Policor jugu në Mitrovicë është raportuar për të shtëna nga arma e zjarrit, thuhet në njoftimin e policisë.
Mbi bazën e informatës njësitet policore kanë arritur të lokalizojnë personin e dyshuar me ç’rast gjatë kontrollit në veturën e tije është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me shtatë fishek.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull/kosovar 27 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’.