75 Mall Live Search
16:49 / E Diele, 27 Qershor 2021 / A. A

Policia në ndjekje të femrës që rrëzoi mbi 30 çiklistë, e pret një vit burg dhe 15 mijë euro dënim

Një spektatore e Tour de Francë shkaktoi një përplasje masive të mbi 30 çiklistëve, disa prej të cilëve u lënduan.

Ajo doli në rrugë derisa po shfaqte një mesazh “Allez opi omi!”, duke përshëndetur familjarët e saj.

Por menjëherë pas rrëmujës ajo ka ikur, pa lënë gjurmë.

Policia franceze është vënë në ndjekje.

Ajo rrezikon të dënohet me një vit burg dhe 15 mijë euro gjobë.

/Indeksonline/