09:02 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

I gjenden një armë e qindra fishekë, një personi në dhomën e fjetjes, në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona gjatë ditës së djeshme në Pejë. Sipas policisë  përmes rrugëve operative ka siguruar informacion se një i dyshuar më 09.11.2019 në një lokal në Pejë ka ekspozuar armën, pasi që ai kishte pasur një mosmarrëveshjeje me disa persona.

Me të marrë informatën fillimisht është arrestuar i dyshuari i parë G. K. I lindur me 1984 mashkull shqiptar, i cili menjëherë ka pranuar se kishte në posedim një armë, mirëpo atë ia kishte dhënë për ta ruajtur i dyshuari i dytë A. V. i lindur me 2000 mashkull shqiptar. Njësitet policore në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit pas identifikimit të vendbanimit të të dyshuarit të dytë kanë shkuar te shtëpia e tij dhe pas kontrollit në dhomën e fjetjes kanë gjetur dhe ia kanë sekuestruar:

 një (1) armë të gjatë gjysmautomatike së bashku me dy (2) karikatorë

 një (1) pistoletë M-57, cal. 7.62 mm së bashku me një (1) karikator

 gjashtëqind e nëntëdhjetë e dy (692) fishekë të cal.7.62×39 mm

 njëzet e një (21) fishekë të cal.7.62×25 mm

 dhjetë (10) fishekë të armës me gaz

Të të dyshuarve me urdhër të Prokurorit të Shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.