75 Mall Live Search
08:35 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / OSH

Policia në Pejë ndalon një veturë të dyshimtë me tre persona në të, gjen armë të ndryshme dhe marihuanë

Policia në Pejë ka ndaluar një veturë në lëvizje me tre persona që ndodheshin në të.

Gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar: një sprej-OC, një thikë, një boks metalik, një brisk, dhe një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Të tre personat janë arrestuar dhe në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/