75 Mall Live Search
14:23 / E Premte, 24 Tetor 2025 / Z S

Policia në Pejë shqipton mbi 1,300 tiketa për kundërvajtje brenda një jave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka publikuar raportin javor të aktiviteteve të saj në fushën e sigurisë rrugore, duke njoftuar se gjatë periudhës nga 17 deri më 23 tetor 2025 janë shqiptuar gjithsej 1,355 tiketa për kundërvajtje në komunikacion.

Në kuadër të kontrolleve të zhvilluara nga njësitë policore dhe trafikut rrugor, janë sekuestruar tri motoçikleta dhe 18 patentëshoferë, për shkak të shkeljeve të rënda të rregullave të qarkullimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, stacionet policore dhe Njёsiti i tafikut, gjatё javёs qё shkoj nga data 17.10.2025 e deri mё 23.10.2025, kanё shqiptuar pёr kundёrvatёsit:•njëmijë e treqind e pesёdhjetё e pesё (1355) tiketa,•tri (3) motoçikleta janё sekuestruar,•tetёmbёdhjetё (18) patentëshoferë janё sekuestruar. Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё do tё vazhdojë me aktivitetet nё terren, me qellim tё parandalimit tё aksidenteve, derisa policia do tё ketё zero tolerancё ndaj tё gjithё kundёrvajtёsve nё komunikacion”, thuhet në njoftim.