75 Mall Live Search
10:12 / E Enjte, 03 Prill 2025 / k.v

Policia në Prishtinë konfiskon drogë dhe armë, dy të arrestuar

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prishtinë, ku ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Pas pranimit të informatave se në një lokal po zhvillohej shitblerja e narkotikëve, njësitë policore kanë ndërhyrë, duke bastisur ambientin. Gjatë kontrollit, janë sekuestruar:

  • 2 qese me marihuanë (15.8 gramë)
  • 8 qese me kokainë (3.7 gramë)
  • 22 pilula të dyshuara si ekstazi
  • Qese për paketim të narkotikëve
  • Një DVR, dokumente dhe një telefon

Më pas, policia ka bastisur edhe banesën e një të dyshuari tjetër, ku janë gjetur:

  • 3 armë zjarri
  • 19 fishekë
  • Pajisje për pastrimin e armëve
  • Qese për paketim të narkotikëve

Të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për këtë rast./IndeksOnline/