75 Mall Live Search
10:32 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / MSH

Policia në Prizren gjen sasi të konsiderueshme marihuane te dy persona, një shtetas i Shqipërisë arratiset

Dy të dyshuar janë arrestuar sot në Prizren, pasi tek ata dhe vendi përreth tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me marihuanë, me peshë 11.40 gramë.

Rasti ka ndodhur në Vlashnje, raporton Indeksonline.

Nga të dyshuarit, policia sekuestroi edhe dy thika, tre telefona, si edhe një motoçikletë.

“Në konsultim me prokurorin janë kontrolluar dy lokacione banimi, pronë e të dyshuarve, si dhe vendi i ngjarjes ku janë arrestuar të dyshuarit, dhe si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë rreth 5.34 gramë, një qese najloni ngjyrë e zezë e mbushur me substancë të dyshuar narkotike marihuanë me peshë rreth 1 kg e 148 gramë si dhe një palë syze dielli” thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, sipas policisë, një i dyshuar tjetër, shtetas i Shqipërisë, gjendet në arrati. Rasti po vijon të hetohet nga organet kompetente./Indeksonline/