75 Mall Live Search
10:15 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

Policia në Prizren ia sekuestron qytetarit pistoletën me të cilën gjuajti në aheng familjar

Policia e Kosovës ka arritur të sekuestrojë një armë të zjarrit e cila është përdorur nga i dyshuari, të cilën e ka përdorur gjatë një ahengu familjar me 14 korrik 2019, duke kryer veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Arma e sekuestruar nga Policia është pistoletë Stoeger Cougar 8000F, një karikator dhe 42 fishekë të kalibër 9 mm’, ku i dyshuari ka poseduar lejen përkatëse për armë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Krimteknikës, të cilët e kanë sekuestruar armën e dyshimtë.

Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori i Shtetit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt hetimore.

Përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare përveç shkaktimit të rrezikshëm përbën edhe vepër penale me pasoja, andaj kërkojmë që të “festohet me zemër e jo me armë”, me qëllim që gëzimi të mos shndërrohet në hidhërim./Indeksonline/