75 Mall Live Search
11:19 / E Hënë, 07 Mars 2022 / MSH

Policia në rajonin e Ferizajit shqipton mbi 1300 gjoba për një javë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se janë shqiptuar gjithsej 1343 gjoba gjatë javës që lamë pas.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit shtuan aktivitetet e policisë nëpër rrugët magjistrale, rajonale dhe lokale të rajonit të Ferizajt.

Nga data 28.02.2022- 06.03.2022 të javës që shkoi, policia ka shqiptuar këto kundërvajtje:

– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 362 gjoba

– Tejkalim në vijë të plotë apo vend të ndaluar, 26 gjoba

– Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore- 3

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 10 gjoba

– Kalimi i afatit të regjistrimit , 30 gjoba

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 19 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 190 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 94 gjoba

Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 609 gjoba

Heqje e patentë shoferit , 43.

Ndërsa, në rajonin e Ferizajt janë raportuar 28 aksidente, 12 prejt ë cilëve kanë qenë me lëndime trupore dhe 16 me dëme materiale.

Policia ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me të, duke raportuar në numrat e policisë apo në stacionet e afërta.