75 Mall Live Search
19:56 / E Mërkurë, 01 Shtator 2021 / AR

Policia në Rajonin e Mitrovicës së Jugut në zbatim të masave kundër Covid-19

Drejtoria Rajonale e  Policisë në Mitrovicën e Jugut, me angazhime të shtuara  është duke vazhduar me zbatimin  dhe implementimin e masave kundër Covid-19.

Në zbatim të masave dhe reagim  në bazë të Ligjit per parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, zyrtarët policorë po veprojnë gjithnjë në përputhje me autorizimet, duke realizuar  kontrollet në rrugë, në sheshe, në lokalet e gastronomisë, në qendrat tregtare dhe operatorë tjerë ekonomik, nëpër auto-taksitë, në transportin urban e ndër-urban.

Për moszbatim të masave, në 24 orët e fundit në rajonin e Mitrovicës së Jugut nga zyrtarët policor, janë shqiptuar 408 gjoba ndaj personave fizik si dhe 09 (nëntë) gjoba operatorëve ekonomik.

Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të zbatojnë masat e parapara për  parandalimin dhe luftimin pandemisë Covid-19.