75 Mall Live Search
21:38 / E Mërkurë, 02 Shkurt 2022 / SH F

Policia në Skenderaj sekuestron armë dhe municion

Policia e Kosovës ka vazhduar me aksionet në kuadër të sekuestrimit të armëve dhe municionit.

Një operacion është realizuar sot në rajonin e Skenderajt.

Me këtë rast ka rezultuar me gjetjen e armëve dhe municionit.

Urdhër kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Baks të Skenderajt, me ç’ rast janë gjetur dhe janë sekuestruar armë dhe municion:

– Një (1) pushkë automatike AK-47
– Dy (2) karikator të pushkës automatike AK-47
– Dy (2) pushkë ajrore
– Tri (3) armë të shkurta Pistoleta
– Dy (2) maska
– Dy (2) palë pranga
– Një (1) shufër metalike
– Një (1) boks hekuri dhe
– Tridhjetë e nëntë (39) fishek të armës AK-47.

“Armët dhe municioni i sekuestruar do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore. Ndaj të dyshuarit janë iniciuar raste për veprat penale ‘’Shantazh’’ dhe“ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa pas intervistimit, i dyshuari i moshës së mitur është liruar në procedurë të rregull