Policia në terren: Respektoni rekomandimet, masat dhe kufizimet

Pas fillimit të orës policore, Policia së bashku me Inspeksionin kanë dalë në terren për të parë se sa po respektohen masat kundër Covid-19.
Kështu ka thënë vetë Policia e Kosovës përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, shkruan Indeksonline.
Në njoftimin e tyre apelojnë për respektim të rekomandimeve, masave e kufizimeve.
“Ruajtja e shëndetit publik është prioritetet për të gjithë ne“, thuhet aty.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 26 të vdekur, ndërsa dje ky numër ishte 20 dhe një rekord i zi u regjistrua të dielën me 36 viktima, shifër kjo më e larta që nga paraqitja e rasteve të para në mars të vitit të kaluar.
Masat kanë hyrë në fuqi nga data 30 gusht dhe do të zgjasin deri më 13 shtator, kur bëhet edhe vlerësimi i ri i situatës.