75 Mall Live Search
14:03 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / mp

Policia në veri i gjen dy kamera të institucioneve të sigurisë serbe, i kishin fshehur në klima

Me date 27.06.2024, Policia e Kosoves në bashkëpunim të ngushte me AKI, kanë identifikuar dy lokacione në të cilat kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjeve të qytetarëve, institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në veri të vendit.

“Këto kamera dyshohet se janë përdorur në vazhdimësi nga institutcionet e sigurisë së Serbise. Lidhur me këtë rast janë të identifikuar dy persona të cilët janë me interes që të intervistohen nga ana e jonë”, tha  Veton Elshani zëvendës drejtor i Policisë për rajonin e veriut./Indeksonline/