75 Mall Live Search
22:33 / E Diele, 25 Janar 2026 / F.R

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë 25.01.2026, rreth orës 15:20, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore në rrugën “Knjaz Milosh”.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka hasur në një sasi pantallonash, për të cilat drejtuesi i automjetit, E.G., nuk ka mundur të prezantojë dokumentacionin përkatës mbi origjinën dhe posedimin e mallit.

Në përputhje me procedurat ligjore, rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë në Doganën e Kosovës.

Policia e Kosovës vazhdon angazhimin e saj në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo veprim të dyshimtë në numrin 192 ose në stacionin më të afërt policor. Policia garanton veprime të shpejta dhe zbatim të rregullt të ligjit ndaj të gjithë atyre që tentojnë të shkelin ligjin.

Policia e Kosovës do të vazhdojë me kontrolle të rregullta në funksion të ruajtjes së rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve pa dallim.