75 Mall Live Search
15:02 / E Enjte, 21 Nëntor 2024 / k.v

Policia në veri të Mitrovicës sërish gjen armatim, municion dhe radiolidhje

Sot, pas pranimit të një informate mbi dyshimet për armë dhe municion, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në rrugën ‘Kralj Petri’ në Mitrovicë- Veri.

Gjatë kontrollimit nën një kulm të një ndërtese janë gjetur armë, municion dhe pajisje të ndryshme.

Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë konfiskuar janë:

1. një AK-47

2. pesë karikatorë me municion të AK 47

3. 136 fishekë të AK- 47

4. një çantë krahu

5. dy radio-lidhje të dorës

6. një radio lidhje për veturë

7. dy mbushës radiolidhjesh

8. një tytë shtesë e AK-47

Deri në këtë fazë të hetimeve janë kryer disa intervistime të personave në këtë ndërtesë ku të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar për ofrim të shërbimeve ndaj të gjithë komunitetit pa dallim.