Policia në Vermicë konfiskon Land Roverin e vjedhur në Bullgari

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë, mbrëmë ka hyrë vetura Land Rover, me targa të Maqedonisë së Veriut e cila drejtohej nga: B.S., shtetas maqedon.
“Kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë, është ardhur në përfundim se vetura në fjalë rezulton e vjedhur në vitin 2021 në Bullgari” njofton policia.
Me vendim të prokurorit është incuar rasti penal.
Vetura është konfiskuar teksa rasti shkon në procedurë të rregullt.