75 Mall Live Search
09:46 / E Hënë, 30 Shtator 2024 / k.v

Policia: Në vikend arrestuam 78 persona për incidente dhe vepra të ndryshme penale

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të vikendit ka arrestuar 78 persona për incidente dhe vepra të ndryshme penale, transmeton IndeksOnline.

Arrestimet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit, ndërsa për të gjitha është njoftuar me kohë prokurori i shtetit.

Sipas policisë, 36 prej të arrestuarve janë dërguar në qendrën e mbajtjes, dy në vuajtje të dënimit kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/