75 Mall Live Search
10:32 / E Mërkurë, 02 Shkurt 2022 / k.v

Policia në Vushtrri arreston një person të kërkuar nga Gjykata

Gjatë ditës së djeshme, polica në Vushtrri, ka arrestuar një person që ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuar nga gjykata.

Mbi bazën e urdhëresës aktive: ED.nr.123/2020; të lëshuar Gjykata Themelore në Mitrovicë, është arrestuar i dyshuari A. M., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.