15:28 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / k.v

Policia në Vushtrri arreston një person të kërkuar nga Gjykata

Gjatë ditës së sotme, polica në Vushtrri , ka arrestuar një person që ishte në kërkim me urdhërese të lëshuar nga gjykata.

Në shtëpinë e tij në Vushtrri, mbi bazën e urdhëresave aktive: ED.nr.312/2021; ED.nr.381/2021 dhe ED.nr.384/2021, është arrestuar i dyshuari K.H., 26 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë- dega ne Vushtrri, i kishte lëshuar urdhëresat, për tri vepra penale “Vjedhje e pyllit”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.