19:41 / E Hënë, 29 Maj 2023 / LB

Policia: Në Zveçan po qarkullojnë grupe të armatosura kriminale me rroba të zeza e të maskuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se situata në veri vazhdon të mbetet e tensionuar derisa protesta në Zveçan është duke vazhduar tutje.

Derisa konfirmohet se në këtë komunë dhe në të tjerat veriore, ka persona të armatosur të grupeve kriminale.

”Protesta është ende duke vazhduar, situata vazhdon të jetë e tensionuar sidomos në Zveçan, pasi aty dhe në komuna tjera po qarkullojnë persona/grupe kriminale të armatosur, të veshur në rroba të zeza e të maskuar”.