75 Mall Live Search
14:23 / E Enjte, 24 Tetor 2024 / AR

Policia nis hetimet pas vdekjes së Liam Paynet

Muzikanti Liam Payne ka nderruar jetë, më 16 tetor pasi u rrëzua nga kati i tretë i hotelit “CasaSur” në Buenos Aires.

Sipas një raporti të publikuar nga “Mirror” policia ka hyrë në hotel duke bërë kërkime të informacioneve shtesë për stafin e hotelit, transmeton Indeksonline.

Burimet thonë se hetuesit kërkojnë pamje të reja si dhe po gjurmojnë informacione për punonjësit. Kjo vjen pasi po dyshohet se ata kanë furnizuar Liamin me drogë.

Pastruesja dhe një punonjës tjetër dyshohet se e fshehën drogën në një kuti sapuni, të cilën policia e gjeti më vonë në dhomën e Paynet./Indeksonline/