75 Mall Live Search
10:55 / E Premte, 28 Korrik 2023 / k.v

Policia nis hetimet për vdekjen e 28-vjeçarit në Prishtinë

IndeksOnline mbrëmë raportoi për vdekjen e një 28 vjeçari në lagjen ‘Mati 1’ në Prishtinë, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e të riut i cili u gjet i vdekur në një veturë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti dyshohet të ketë kryer aktin duke përdorur armën e zjarrit.

“Hetim mbi vdekjen- Prishtinë 27.07.2023, 20:19. Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet te kete kryer vetvrasje duke përdorur armën e zjarrit. Njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.