75 Mall Live Search
09:45 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / k.v

Policia nis hetimet për vdekjen e 30-vjeçares në QKMF-në e Skenderajt

Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth vdekjes së një 30-vjeçarje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, viktima ishte me nevoja të veçanta dhe pasi ka shkuar për kontroll mjekësor e njëjta është alivanosur në korridor dhe ka mbetur pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës ndërsa me urdhër të prokurorit, rasti është duke u hetuar.

“Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarës dhe janë duke hetuar rastin. Sipas familjarëve, viktima ka pasur probleme shëndetësore edhe më herët”, thuhet në raportin e policisë. 

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./IndeksOnline/