75 Mall Live Search
23:16 / E Diele, 18 Qershor 2023 / AR

Policia nis hetimet për vdekjen e një foshnje në Pejë

Sot në Spitalin e Pejës është dërguar pa shenja jete një foshnje.

Ky rast është duke u hetuar nga Policia, raporton Indeksonline.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova njoftoi se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Sot rreth orës 08:30, Policia është informuar se një foshnje është dërguar në spitalin rajonal për kontroll mjekësor, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se foshnja ka arritur në spital pa shenja jete. Ne vendngjarje kanë dalë njësitet relevante dhe në konsultim me prokurorin e shtetit foshnja dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion dhe rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes”.