75 Mall Live Search
22:27 / E Mërkurë, 30 Prill 2025 / Z S

Policia nis operacion kërkimi për 54-vjeçaren e zhdukur në Kaçanik

Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka nisur operacion kërkimi për gjetjen e 54-vjeçares me inicialet H.J., nga fshati Runjevë i Kaçanikut.

Në njoftimin e Policisë thuhet se ajo është raportuar e zhdukur që nga orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës dhe familjarët nuk kanë asnjë informacion lidhur me vendndodhjen e saj.

Sipas njoftimit në mbështetje të këtij operacioni janë angazhuar edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, me operatorë në terren, dronë të sofistikuar dhe motoçikleta për terren të vështirë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), me pjesëtarë aktivë në kërkime, qytetarë vullnetarë nga komuniteti lokal”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kërkimet janë duke vazhduar ende./Indeksonline/