11:53 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Policia: Një nxënëse e vdekur dhe dy të lënduara në aksident trafiku (Foto)

(I plotësuar)- Policia Rajonale e Mitrovicës bënë të ditur se në aksidentin e ndodhur sot në rrugën rajonale Skenderaj-Mitrovicë, në Tërnavc, një femër e moshës 15-vjeçe ka humbur jetën ndërsa dy femra të tjera kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Policia ka pranuar një informacion se në orën 10 e 44 minuta, në rrugën rajonale Skenderaj-Mitrovicë, saktësisht në Tërnavc ka ndodhur një aksident trafiku. Më të dal në vendin e ngjarjes policia dhe ekipi i mjekëve kanë konstatuar se një femër e moshës 15-vjeçare ka humbur jetën dhe dy të tjera kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë për Indeksonline, zyrtarja për informim e policisë rajonale në Mitrovicë, Fexhrije Pllana.

Ajo ka thënë se në vendin e ngjarjes ndodhen ende të gjitha njësitet përkatëse të policisë të cilat po merren me rastin./Indeksonline/

…………………………..

Aksident fatal në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë, vdes një nxënëse

Një aksident komunikacioni me fatalitet ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Tërnavc.

Sipas një lexuesi të Indeksonline, një veturë ka goditur disa nxënës të shkollës së fshatit, ku një vajzë ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.

Rastin e kanë konfirmuar për Indeksonline edhe zyrtarë nga Policia e Kosovës, duke thënë se aksidenti ka qenë fatal.

Indeksonline do t’iu mbaj të informuar për këtë aksident./Indeksonline/