75 Mall Live Search
08:59 / E Mërkurë, 04 Shtator 2024 / MSH

Policia njoftohet për zhdukjen e dy personave

Dy raste të zhdukjes së personave janë lajmëruar në stacionet policore dje.

Së pari, në stacionin policor në Ferizaj është njoftuar zhdukja e një vajze.

Një ankues raportoi se familjarja e tij, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dje rreth orës 02:00 dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen  saj.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Në raportin policor është njoftuar edhe zhdukja e një mashkulli në Istog.

Një ankues ka raportuar në polici se viktima, mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia mesditën e 25 gushtit dhe nuk është kthyer më.

Edhe për këtë rast, policia bën të ditur se janë duke u kryer hetimet e nevojshme./Indeksonline/