Policia njofton për një dhunim në Pejë, viktima ishte raportuar e zhdukur
Një person është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje mbi dyshimet për dhunimin e një vajze në Pejë.
Siç njofton policia në raportin e saj 24 orësh, viktima me datën 19 shkurt ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNIM/ Pejë / 19.02.2026 – 16:00. Me 21.02.2026 është arrestuar i dyshuari m/k, për shkak të dyshimit se kishte kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e viktimës f/k. Viktima dy ditë më parë nga familjarët e saj është raportuar person i zhdukur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

