75 Mall Live Search
13:21 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / F.R

Policia njofton për një kanosje në Dragodan, arrestohet një i dyshuar

Sot rreth orës 11:00 policia ka bllokuar rrugën në “Ahmet Krasniqi” për qarkullim të veturave dhe njerëzve afër Ambasadës amerikane.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ku bëri të ditur se bëhet fjalë për një kanosje.

Pllana njoftoi se njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast kanosje në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë. Njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar”, ka thënë Pllana./IndeksOnline/